Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dhënë një deklaratë të shkurtër para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Ai theksoi se synimi i tyre është që procesi i konstituimit të Kuvendit të përmbyllet me sukses, për t’i hapur rrugë më pas formimit të Qeverisë së re.
“Do të synojmë që të jemi të suksesshëm në konstituimin e Kuvendit e më pas, natyrisht, edhe në formimin e Qeverisë”, deklaroi shkurt Kurti para mediave./EO/




