Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj vendimit të ZRRE-së (Zyrës së Rregullatorit për Energji) I cili nga nesër i detyron bizneset të dalin në treg të hapur të energjisë.
Hoti përmës një postimi në facebook e ka quajtur këtë vendim si të pakuptimtë dhe të pa konsultuar me komunitetin e bizneseve.
Ai e cilësoi këtë veprim si një qasje arbitrare të ZRRE-së, të mbështetur nga “Qeveria e mashtrimit”, që sipas tij, nuk është në interes të bizneseve të Kosovës.





