Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka njoftuar se pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, partia e saj do të kërkojë miratimin e një rezolute për procesin në Hagë.
Sipas Çitakut, rezoluta, e përgatitur nga ekspertë të pavarur, synon rishikimin e të gjithë procesit gjyqësor dhe përmbledhjen e shkeljeve të mundshme gjatë tij.
Ajo tha se në çështje të rëndësishme politike, si kjo, ekziston unitet dhe shpreson që deputetët e legjislaturës së re ta mbështesin votimin e saj.




