Ushtarët e aviacionit amerikan nga Komanda Rajonale-Lindje, në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë zhvilluar trajnim të përbashkët me pjesëtarë të EULEX-it për procedurat e evakuimit mjekësor.
Trajnimi ka përfshirë operacione të ngritjes dhe bartjes, si dhe ngarkesë të nxehtë me helikopterin Black Hawk, me qëllim rritjen e gatishmërisë dhe koordinimit ndërmjet personelit.
Sipas njoftimit, aktivitete të tilla forcojnë ndërveprimin dhe mbështesin misionin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të OKB-së. KFOR-i vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në kuadër të roleve të tyre si reagues të sigurisë.




