Prokuroria Themelore e Prishtinës ka pranuar kallëzim penal ndaj deputetes së Kuvendit të Kosovës Fitore Pacollit dhe asistentit të saj, nga qytetari Agim Plashniku me të cilin kishin patur edhe konfrontim verbal para disa ditësh.
Agim Plasniku është konfrontuar me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, gjatë të premtes së kaluar pasdite në një kafene në kryeqytet.
Në videon e publikuar në media shihet se qytetari në fjalë afrohet tek tavolina e deputetes Pacolli dhe ia lë faturën e tij, duke aluduar që ajo të paguajë, duke i thënë: “Qe këtë faturë se i ke bo miliardat”, e më pas edhe duke e ofenduar me fjalë si ‘Hajdute”.




