Washington DC ka vendosur të njohë 17 shkurtin, ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si datë zyrtare në kalendarin e qytetit.
Vendimi u njoftua nga kryetarja e qytetit, Muriel Bowser, e cila vlerësoi progresin e Kosovës në mbrojtjen e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe forcimin e pozicionit ndërkombëtar që nga viti 2008.
Ambasada e Kosovës në Washington DC shprehu falënderime për këtë njohje dhe theksoi rëndësinë e lidhjeve të forta ndërmjet dy vendeve.




