Ish-presidentja Atifete Jahjaga deklaroi se shtetësia e Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën e qytetarëve dhe mbështetjen e aleatëve perëndimorë, duke theksuar se detyrim i përbashkët mbetet mbrojtja e luftës së pastër dhe e së drejtës për shtetësi.
Ajo u shpreh se udhëheqësit e Kosovës që ndodhen në Hagë janë përballur me sfida të mëdha dhe, duke besuar në drejtësinë e luftës për liri, nuk i janë shmangur drejtësisë ndërkombëtare. Jahjaga theksoi se kjo është një sfidë që do të përfundojë me triumf ndaj çdo përpjekjeje për të njollosur Kosovën dhe luftën e saj.




