Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për 24 orët e fundit, duke paraqitur të dhëna lidhur me aksidentet në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në të gjithë vendin.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 73 aksidente trafiku. Prej tyre, 29 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 44 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.
Në kuadër të zbatimit të rregullave të komunikacionit, policia ka shqiptuar 2,661 gjoba trafiku brenda 24 orëve, duke vazhduar angazhimin për rritjen e sigurisë në rrugë.
Po ashtu, gjatë kësaj kohe janë arrestuar 49 persona, nga të cilët 9 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 5 persona janë dërguar për vuajtje të dënimit.




