Sulmuesi francez Kylian Mbappe raportohet se i ka sugjeruar drejtuesve të Real Madrid transferimin e bashkëkombësit të tij Michael Olise.
Olise, i cili aktualisht aktivizohet te Bayern Munich, ka spikatur me paraqitjet e tij këtë sezon dhe shihet si përforcim që do të shtonte kreativitetin dhe alternativat në repartin ofensiv të madrilenëve.
Megjithatë, realizimi i këtij transferimi paraqitet i vështirë, pasi klubi gjerman e konsideron lojtarin pjesë kyçe të projektit dhe ai ka kontratë afatgjatë deri në vitin 2029.




