Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar me nderim 37-vjetorin e Grevës së Minatorëve, duke vlerësuar guximin e mbi 1,300 minatorëve që sfiduan sistemin e atëhershëm të Jugosllavisë.
Haradinaj theksoi se rikthimi i Trepça si kompani e regjistruar sipas ligjeve të Kosovës në vitin 2019 ishte një hap kyç për të forcuar ekonominë, siguruar investime, punësim dhe të ardhura të qëndrueshme.
Ai shprehu mirënjohje për minatorët e dikurshëm dhe të sotëm për sakrificën dhe angazhimin e tyre në zhvillimin e Trepçës dhe ekonomisë së vendit.




