Në seancën gjyqësore për rastin e sulmit në Banjskë, u paraqitën fotografi që dëshmojnë plagosjen e rëndë të policit të Kosovës, Alban Rashiti.
Sipas pamjeve, ai u godit me disa plumba në kraharor dhe këmbë gjatë sulmit. Provat iu prezantuan të gjitha palëve në procedurë, përfshirë tre të akuzuarit.
Dy prej të akuzuarve, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq, zgjodhën të heshtin dhe nuk deklaruan nëse ndihen fajtorë apo jo. Trupi gjykues miratoi administrimin e provave të paraqitura nga palët.




