Presidenti Rus Vladimir Putin të premten ka deklaruar se shpreson që do të vazhdojnë bisedimet për paqe me Ukrainën, por ka theksuar se qëllimet e Moskës mbeten të pandryshuara.
Duke folur një javë para skadimit të afatit të vendosur nga presidenti amerikan Donald Trump që Rusia të pranojë një armëpushim në Ukrainë ose do të përballet me sanksione të reja, përfshirë ndaj shteteve që blejnë energjinë ruse, Putini nuk ka dhënë asnjë shenjë për ndonjë ndryshim në qëndrimin e Moskës, raporton Reuters.
Putin ka shtuar se forcat ruse po e sulmojnë Ukrainën përgjatë gjithë frontit dhe se dinamika është në favor të tyre, duke cituar njoftimin e Ministrisë së Mrojtjes ruse që forcat ruse kishin pushtuar qytetin ukrainas Chasiv Yar pas një beteje 16-mujorëshe.




