Pas miratimit të marrëveshjeve në Kuvend, Kosova ka fituar të drejtën për të marrë parafinancim nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të Komisionit Evropian.
Kosova ka kërkuar lirimin e deri në 7 për qind të shumës totale të paraparë, që përkthehet në mbi 60 milionë euro nga rreth 880 milionë euro sa pritet të përfitojë në total.
Lirimi i fondeve do të bëhet pas shpalljes zyrtare të ligjeve dhe përmbushjes së kushteve, përfshirë stabilitetin makroekonomik, menaxhimin e financave publike dhe angazhimin në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.




