Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti me kënaqësi të veçantë kampionët e KB Drita, për t’i uruar për fitimin e Kupës në Ligën e Parë të basketbollit.
Ky sukses i merituar është rezultat i punës së palodhshme, disiplinës dhe përkushtimit të madh të lojtarëve, stafit teknik dhe drejtuesve të klubit.
Titulli i fituar përfaqëson një arritje të rëndësishme për sportin gjilanas dhe një krenari për të gjithë qytetarët.
Me këtë triumf, KB Drita konfirmon ambiciet për rikthim në elitën e basketbollit kosovar.
Të gjithë presin me padurim rikthimin e tyre në Superligë, aty ku klubi historikisht e ka vendin, për të vazhduar me suksese edhe më të mëdha në të ardhmen. 🏀🏆




