Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se janë arkëtuar 637.3 milionë euro në 7 muajt e këtij viti, që sipas këtij institucioni shënojnë progres të vazhduar në qëndrueshmërinë fiskale të shtetit të Kosovës.
“Pra, kemi rritje prej 60.1 milionë euro apo 10.4% më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shifrat e reja tregojnë se qytetarët dhe bizneset janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për rolin që ka kontributi i tyre në financimin e shërbimeve publike dhe forcimin e shtetit ligjor”, thotë ATK-ja.
ATK-ja ka falendëruar të gjithë kontribuesit, dhe shton se mbetet e përkushtuar se përmes transparencës, efikasitetit, dhe teknologjisë, të rrisë më tej besueshmërinë dhe performancën.




