Një 25-vjeçar shqiptar, banor i Santa Vittoria d’Alba, u gjet i pajetë më 20 shkurt 2026 në një parcelë toke pranë rrugës Chivola, mes Bra dhe Pollenzo.
Trupi u zbulua nga një shofer pranë një makine të tipit Lancia Ypsilon të zezë, që dyshohet të jetë e viktimës.
Sipas mediave italiane, i riu dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në kokë, ndërsa arma nuk u gjet në vendngjarje.
Hetimet po zhvillohen nga karabinierët e Cuneo, nën koordinimin e prokurores Sara Paterno nga Prokuroria e Asti, e cila ka urdhëruar kryerjen e autopsisë.




