Besfort Dervishaj po konfirmohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të KF Vëllaznimi këtë sezon.
Mesfushori 26-vjeçar nga Skenderaj ka spikatur me paraqitje të qëndrueshme dhe ndikim të drejtpërdrejtë në organizimin e lojës, duke u kthyer në pikë referimi për skuadrën gjakovare.
Në formë të shkëlqyer, Dervishaj synon të mbajë të njëjtin ritëm edhe në vazhdim të sezonit, me objektivin për ta ndihmuar Vëllaznimin në garën për inkuadrim në Superligën e Kosovës.




