Antoine Griezmann, pas 480 ndeshjesh, 210 golash dhe 95 asistimesh me Atletico Madrid, mund të largohet nga klubi para përfundimit të sezonit.
Sipas raportimeve, Orlando City është në bisedime për transferimin e sulmuesit 34-vjeçar në MLS, ku i është ofruar statusi “Designated Player” për një pagë mbi kufirin standard të ligës.
Griezmann ka shprehur më parë dëshirën për të luajtur në SHBA, ndërsa kontrata e tij me Atletico Madrid është e vlefshme deri në vitin 2027.
Nëse marrëveshja realizohet, francezi nis një kapitull të ri karriere përtej Atlantikut.




