Kryeministri Albin Kurti priti ambasadoren jorezidente të Kanadasë për Kosovën, Jessica Blitt.
Ambasadorja riafirmoi mbështetjen e Kanadasë, ndërsa Kurti falënderoi për bashkëpunimin në mbrojtje dhe projekte infrastrukturore strategjike.
Takimi gjithashtu shërbeu për të vlerësuar pjesëmarrjen e Kosovës në Konventën PDAC në Toronto.
Qeveria synon të thellojë më tej marrëdhëniet bilaterale me Kanadanë.




