Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini, në një takim ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar.
Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë dhe përparimin e Kuvendit në realizimin e agjendës së punës.
Të dyja palët riafirmuan angazhimin për zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar.




