Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për media kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për përfshirje në afera korruptive dhe pengesë për drejtësinë.
Ai komentoi edhe mbledhjen e Këshillit të Mandateve për kërkesën e Prokurorisë për zëvendësimin e masës së sigurisë për Belinda Ballukun, duke kritikuar deputetët e mazhorancës për refuzimin e votës.
Berisha tha se sinjalet nga ndërkombëtarët janë të qarta për mbështetjen e procesit të drejtësisë, por theksoi se largimi i Ramës nuk varet nga drejtësia apo komuniteti ndërkombëtar, por nga vetë qytetarët shqiptarë.




