Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, gjatë vizitës së tij të parë në Paris u takua me homologen franceze, Annie Genevard, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në bujqësi dhe zhvillim rural.
Të dy ministrat shprehën gatishmërinë për shkëmbim përvojash, avancimin e investimeve dhe arritjen e marrëveshjeve konkrete që përmirësojnë zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor dhe rural në Kosovë dhe Francë.
Vizita e Muja-s në Paris zhvillohet në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe konsiderohet si një hap i rëndësishëm për forcimin e partneritetit ndërkombëtar dhe promovimin e potencialit bujqësor të Kosovës.




