Liridon Rexhepi, i arrestuar në Stamboll nën dyshimin për lidhje me Mossad, është liruar nga paraburgimi dhe do të mbetet i lirë deri në përfundim të procesit.
Avokati Arianit Koci konfirmon se Rexhepi është i pafajshëm dhe falënderoi autoritetet turke, avokatin Emrah Kaya dhe konsullën Suzana Novoberdalia për mbështetjen.




