Më 23 shkurt 2026, shtetasi kosovar G.B. u ekstradua nga Gjermania në Kosovë, pasi kërkohej për veprën penale “Mashtrim” dhe kishte shmangur drejtësinë.
Ndërsa më 24 shkurt 2026, shtetasi turk T.M. u ekstradua nga Kosova drejt Maqedonisë së Veriut për veprën penale “Vrasje”, me masa të rrepta sigurie në pikën kufitare “Hani i Elezit”.
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë shkëmbimin e informacionit me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare për parandalimin dhe hetimin e aktiviteteve kriminale.




