Është mbajtur takimi i parë i Këshillit Organizativ për shënimin e 28-vjetorit të Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili do të mbahet më 5, 6 dhe 7 mars 2026.
Takimi u kryesua nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ndërsa bashkëkryesues ishte ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës, Zyra e Kryeministrit dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua agjenda e aktiviteteve për tri ditët e manifestimit dhe ndarja e përgjegjësive ndërmjet institucioneve. Këshilli miratoi agjendën zyrtare dhe logon e manifestimit, ndërsa koordinimi do të vazhdojë për realizimin e suksesshëm të aktiviteteve.




