Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, ka pranuar letrat kredenciale të ambasadores së re të Kosta Rika në Kosovë, Olga M. Sauma Uribe.
Osmani i uroi mirëseardhje ambasadores dhe shprehu bindjen se mandati i saj do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore. Ajo falënderoi Kosta Rikën për mbështetjen e hershme ndaj pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, duke theksuar potencialin për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në diplomaci, ekonomi dhe veçanërisht në turizëm. Presidentja nënvizoi edhe rëndësinë e intensifikimit të përpjekjeve për heqjen e ndërsjellë të vizave, si hap konkret drejt thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.




