Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, në kohën kur po përflitet mundësia që nga familja Jashari të propozohet një emër për postin e Presidentit.
Në shkrimin e tij, Bahtiri ka vlerësuar lart kontributin historik të familjes Jashari, duke theksuar se sakrifica e tyre është themel i shtetit të Kosovës. Ai është shprehur se “nga Jasharët gjithmonë lind drita e Kosovës”, duke e cilësuar këtë familje si simbol të qëndresës dhe madhështisë kombëtare.




