Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovë, Glauk Konjufca, ka zhvilluar në Vjenë një takim me Ministren Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austris, Beate Meinl-Reisinger.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, avancimin e integrimit evropian të Kosovës dhe bashkëpunimin për stabilitetin rajonal. Konjufca falënderoi Austrinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në proceset e shtetndërtimit dhe konsolidimit ndërkombëtar.
Ai theksoi rëndësinë e përkrahjes së Austrisë për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimi Evropian, për dhënien e statusit të vendit kandidat dhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Austria u vlerësua si një nga partnerët më të afërt të Kosovës në rrugën e saj evropiane.




