Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, falënderoi Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe shtetndërtimit të saj.
Pas takimit me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, Konjufca theksoi se bashkëpunimi i fortë mes dy vendeve do të fuqizojë përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, NATO-s dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
Ai shtoi se e ardhmja e Kosovës dhe Shqipërisë do të mbetet e lidhur dhe se koordinimi i ngushtë do të sigurojë një rrugë më të qëndrueshme drejt Bashkimit Evropian.




