Sektori i Hetimeve në Prishtinë ka arrestuar një person nën dyshimin për përfshirje në disa raste vjedhjesh në qytet.
Arrestimi i 29-vjeçarit R.I. u realizua pas veprimeve hetimore dhe operative, ndërsa prokuroria ka nisur procedurat për të paktën 14 raste të dyshuara.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit.




