Një incident i rëndë me kore dhe thirrje
anti-shqiptare ka ndodhur gjatë ndeshjes parakualifikuese për Kampionatin Botëror të Basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar në Kumanovë. Përballja u ndoq edhe nga zyrtarë të lartë të shtetit,
përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministra të kabinetit të tij./Gazeta OLLE.
Gjatë ndeshjes, një pjesë e tifozëve lëshuan thirrje të rënda si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”, si dhe kore që kërkonin një “Maqedoni të pastër”. ![]()
Autoritetet nuk reaguan ndaj këtij akti skandaloz, duke shkaktuar reagime të forta nga komuniteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut.![]()




