Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së zhvilloi një takim me Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Gjatë takimit u diskutua për angazhimin e OVL UÇK-së në raport me Gjykatën Speciale dhe për hapjen e një peticioni qytetar që synon mbështetjen e një procesi të drejtë dhe me standarde të barabarta për luftën çlirimtare.
Veteranët theksuan rëndësinë që zëri i tyre dhe i qytetarëve të dëgjohet në fazën përfundimtare të procesit, ndërsa falënderuan Ministren Spiropali dhe shtetin shqiptar për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm në çështje me rëndësi kombëtare.




