Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për 24 orët e fundit, duke treguar se janë regjistruar 23 aksidente me të lënduar dhe 37 me dëme materiale, pa aksidente me fatalitet.
Gjatë të njëjtës periudhë janë shqiptuar 2,869 gjoba trafiku. Po ashtu, policia ka arrestuar 41 persona, prej të cilëve 13 janë dërguar në mbajtje.





