Presidentja Vjosa Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën diskutoi për vizitën e saj në SHBA, zhvillimet politike në vend dhe çështje me interes të përbashkët.
Osmani shprehu mirënjohje për ftesën e presidentit amerikan Donald Trump lidhur me Bordin e Paqes dhe për garancat për stabilitetin rajonal.
Ajo theksoi rëndësinë e thellimit të partneritetit Kosovë–SHBA, përfshirë bashkëpunimin në siguri, diplomaci, ekonomi dhe mbrojtje, si dhe ritheksoi se anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i Kosovës.




