Kombëtarja e Kosovës U17 për vajza zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore para nisjes për Portugali, ku do të përballet me Spanjën, Portugalinë dhe Hungarinë në ndeshjet kualifikuese të Evropianit.
Dardanet e reja janë të vetëdijshme për sfidat e forta, por shprehin optimizëm për paraqitje të mira në këto tri ndeshje. 🇽🇰




