Gani Geci ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit të tij në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë është ndalur nga taksistët e aeroportit për të realizuar një fotografi së bashku.
Sipas tij, ata i kanë shprehur respekt për qëndrimin e tij, duke vlerësuar, siç kanë thënë, vendosmërinë për të qëndruar i palëkundur në të drejtën e Zotit dhe të familjes së tij.
Geci ka falënderuar të gjithë taksistët e aeroportit për respektin dhe mirësinë e treguar.




