Kosova u mposht 89:78 nga Sllovakia në Prizren, në kuadër të parakualifikimeve për EuroBasket 2029.
Vendasit fituan çerekun e parë 27:18, por mysafirët përmbysën rezultatin në periudhën e dytë dhe e ruajtën epërsinë deri në fund. Kosova luajti pa Dardan Berishën dhe Drilon Hajrizin, ndërsa Sllovakia kryeson Grupin C me tri fitore.




