Një rast vjedhjeje u raportua më 27 shkurt 2026 në Leposaviq, ku Radisa Balovic deklaroi se më 26 shkurt persona të panjohur kishin hyrë me forcë në shtëpinë e tij në fshatin Krushevë dhe i kishin vjedhur dy armë zjarri: një pushkë gjuetie kalibri 12 dhe një pushkë karabinë kalibri 8.57 mm.
Gjatë verifikimeve, policia konstatoi se pronari nuk kishte leje të vlefshme për armët.
Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është inicuar rast për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Hetimet janë duke vazhduar.




