Shefi i Grupit Parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, ka deklaruar se opozita nuk ka agjendë të vetën dhe është përfshirë në strategjinë e kryeministrit Albin Kurti lidhur me zgjedhjen e presidentit.
Në emisionin “GazetaBlic”, ai tha se qëllimi kryesor i Kurtit është të mos lejojë kandidaturën e Vjosa Osmanit dhe të shmangë zgjedhjet e parakohshme, duke e vendosur opozitën në një pozicion defanziv.
Tahiri shtoi se opozita duhet të diskutojë strategjinë e saj për të vendosur qëndrimin për këtë proces.




