Sot, OVL-UÇK së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë zhvilluan homazhe përkujtimore në 28-vjetorin e masakrave në Likoshan dhe Çirez.
Në një komunikatë, organizata theksoi se viktimat, shumica të paarmatosur, përfaqësojnë sakrificën dhe qëndresën e shqiptarëve, dhe gjaku i tyre shërbeu si themel për rrugën drejt çlirimit dhe përkushtimit mbarëkombëtar.
Homazhet u zhvilluan në nderim të të rënëve dhe për të nderuar sakrificën e tyre.




