Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajqinovci, ka reaguar për rastin e mosdeklarimit të 1 milion eurove në pikën kufitare në Merdare.
Në postimin e tij, ai thekson se paratë ishin fshehur në një hapësirë të modifikuar të automjetit, janë zbuluar nga autoritetet dhe rasti është proceduar, por në fund është raportuar se “nuk ka prova”.
Në reagimin e tij, deputeti thekson se Policia dhe Dogana e kryejnë detyrën me profesionalizëm, duke zbuluar paratë dhe proceduar rastin, por shton se sundimi i ligjit duhet të jetë i qartë, i barabartë dhe i kuptueshëm për të gjithë.
Bajqinovci ngre pyetjen se çfarë nënkupton kjo për qytetarët dhe thekson se sundimi i ligjit duhet të jetë i qartë dhe i barabartë për të gjithë, pasi çdo paqartësi dëmton besimin në drejtësi.




