Një sulm me dron ka goditur gjatë natës një bazë ajrore britanike në Qipro, duke shkaktuar dëme të kufizuara materiale, por pa viktima.
Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë qipriotë dhe britanikë.
Sipas raportimeve, droni ka goditur pistën në bazën e Forcave Ajrore Mbretërore në RAF Akrotiri.
Ky konsiderohet sulmi i parë ndaj këtij objekti ushtarak që nga viti 1986.
Ngjarja shihet si një përshkallëzim i situatës në tensionet që lidhen me Iranin, duke përfshirë në mënyrë indirekte edhe një territor të lidhur me një shtet anëtar të Bashkimit Evropian.
Më herët, Britania e Madhe kishte zhvendosur asete ajrore shtesë në Akrotiri, në pritje të veprimeve të mundshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër Irani.
Autoritetet britanike kishin deklaruar se bazat e tyre nuk do të përdoreshin për operacione sulmuese.




