Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cilësoi vizitën e parë zyrtare të homologut nga Shqipëria, Niko Peleshi, si të veçantë, pasi u zhvillua në Ditën e Besëlidhjes së Lezhës.
Sipas Haxhiut, takimi shërbeu për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy republikave dhe për të diskutuar shkëmbimin e përvojave mes deputetëve dhe komisioneve parlamentare.
Ajo theksoi edhe rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese dhe nevojën për marrëveshje të reja që përmirësojnë jetën e qytetarëve.




