Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, ku pritet të dëshmojë dëshmitari i ZPS-së, Koen Herlaar.
Në seancën e së martës, në procesin ndaj Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, dëshmitari i dytë i prokurorisë – ekspert i kriminalistikës nga Instituti i Kriminalistikës së Holandës – u mor në pyetje lidhur me analizimin e disa dokumenteve të printuara të përdorura si prova. Pjesa më e madhe e seancës u zhvillua me dyer të mbyllura.
Gjykata vendosi gjithashtu ndryshimin e kushteve të lirimit me kusht për katër të akuzuarit e fundit, duke u lejuar komunikim mes tyre brenda hapësirave të gjykatës, por pa diskutuar çështje konfidenciale në ambiente publike.




