Irani dyshohet të ketë kryer një sulm me dron ndaj rafinerisë së naftës në Ras Tanura, që konsiderohet më e madhja në Arabia Saudite, njoftoi Ministria Saudite e Mbrojtjes.
Sipas ministrisë, sulmi nuk ka shkaktuar dëme dhe është vetëm një tentativë. Rafineria ishte goditur edhe më parë nga një sulm i ngjashëm iranian, siç konfirmohet nga imazhet satelitore të realizuara të hënën.




