Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka reaguar lidhur me mundësinë që Andin Hoti të jetë kandidat për president nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në një deklaratë për media, Hasani tha se do ta mbështeste Hotin vetëm në rast se grupi i PDK-së do të qëndronte në sallë gjatë votimit.
“Do ta votoj Andin Hotin nëse grupi parlamentar i PDK-së është prezent, përndryshe jo,” tha Hasani.




