Nol Nushi ka reaguar pas deklaratës së Albulena Haxhiu, duke thënë se ajo paralajmëroi “uzurpim” të shtetit nga VV-ja, pasi nuk do të thërrasë seancë pa dy kandidatura për president.
Sipas Nushit, nga 6 marsi vendi mund të hyjë në një situatë të paqartë kushtetuese, duke u bërë thirrje votuesve të VV-së për reflektim.




