Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar ndaj kërkesës së Vetëvendosjes drejtuar Gjykatës Kushtetuese për çështjen e pjesëmarrjes së deputetëve në sallë gjatë zgjedhjes së presidentit.
Ajo kujtoi se në të kaluarën deputetët e Vetëvendosjes nuk kishin marrë pjesë në seancat kur votoheshin presidentët Atifete Jahjaga, Behgjet Pacolli dhe Hashim Thaçi.
Sipas Delit, është e papranueshme që sot e njëjta parti të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese që deputetët të detyrohen të jenë në sallë për zgjedhjen e presidentit.
“Standardet kushtetuese nuk mund të ndryshohen sipas interesit të momentit politik”, ka theksuar ajo në reagimin e saj.




