Partia Guxo, e udhëhequr nga Donika Gërvalla dhe Faton Peci, ka reaguar pas dorëheqjes së deputetit Haxhi Avdyli nga të gjitha funksionet në parti. Përmes një komunikate për media, Partia Guxo ka theksuar se këtë e ka mësuar nga rrjetet sociale dhe mediat, por jo nga vetë Avdyli.
Partia e ka pranuar dorëheqjen e Avdylit si një vendim të tij të vullnetshëm dhe të pakontestueshëm, duke falënderuar atë për kontributin e dhënë gjatë rrugëtimit të përbashkët. Ata i kanë uruar shëndet dhe sukses në angazhimet e tij të ardhshme.
Në fund, Partia Guxo ka sqaruar se nuk është përfshirë në asnjë debat të ulët dhe ka angazhim për respektimin e rendit dhe ligjit në zhvillimet e fundit në vend.




