Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare ka themeluar Komisionin e Ankesave për shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve përfundimtare të inspektimeve nga Inspektorati Qendror i Punës.
Sipas njoftimit, vendimi është marrë nga ministri Andin Hoti, me qëllim që të adresohen ankesat ose paqartësitë lidhur me vendimet e inspektoratit. Ministria ka ftuar qytetarët që, në përputhje me ligjin dhe afatet e përcaktuara, të paraqesin ankesat e tyre.




